>
BIOSHQIP

Tuna Ndau Besa Gashin Nga Bashkshorti

26-08-2015
Para disa jave u dha lajmi që Miss Kosova 2006, Besa Gashi është ndarë nga burri i saj, biznesmeni Albert Krasniqi me të cilin kanë edhe një vajzë.

Por nuk u përfol më asnjëherë për shkakun e ndarjes. Sipas një burimi të afërt të Indeksonline bëhet e ditur të ketë qenë pikërisht këngëtarja Tuna ajo e cila ka ndërhyrë në këtë martesë, raporton Indeksonline.

Dhe e gjithë kjo erdhi pasi që Tuna kishte qenë ajo e cila vazhdimisht i kishte bërë presion Besës duke i thënë që burri i saj është duke e tradhtuar dhe se e ka parë atë me vajza të tjera.

Si pasojë e kësaj çifti ka ardhur në përfundim të një martese disa vjeçare. Përndryshe Tuna ka qenë çdo herë një ‘mike’ e afërt me Besën.

Lajmi për ndarje erdhi pas largimit të fotove nga rrjete sociale nga Besa dhe Alberti.
(Indeksonline)

Tuna Ndau Besa Gashin Nga Bashkshorti