>
BIOSHQIP

Tuna Dhe Cozman Fshehtas Bashkë Në Londër

21-09-2015
A janë ndarë me të vërtetë Tuna dhe Cozman? Ata nuk e mohuan e as folën për ndarjen. Por, mediat kosovare njëzëri deklaruan se çifti i njohur i muzikës, i dhanë fund marrëdhënies së tyre 3-vjeçare. Këtë lojë duket se e mbajtën edhe vetë protagonistët të cilët bënë ‘unfollow’ në Instagram njëri-tjetrin. Pas pushimeve në Turqi, kur portalet lajmëronin fansat e dyshes për lajmin e hidhur, Tuna fluturoi drejt Londrës. Një udhëtim që çifti e kishte planifikuar e folur në prani të miqve dhe me sa duket u realizua. Nga këto lëvizje, nisën dyshimet se gjithçka raportoi media kosovare ishte e pavërtetë. Nga gjurmimet e lapsi.al, doli se çifti u takua ditët e fundit në Londër. Madje, Tuna udhëtoi me makinën që Cozman pozoi veçmas. Por, prova e pakundërshtueshme që vërteton se dyshja e hiteve me zogun, nuk e kanë braktisur sho-shoqin, është foto (e parë), shkrepur pas sfilatës së KTZ të dielën në Pulse Club, Londër. Edhe pse janë munduar të ruhen e mos figurojnë në asnjë foto pranë, Tuna dhe Cozman janë “tradhëtuar” nga pozat që u shkrepën nga të pranishëm të tjerë atë natë. Pas kësaj, është e kotë të flasim për ndarje, pasi çifti duket se po përjeton ditë të bukura, pranë familjes së reperit në Angli.
(Lapsi.Al)

Tuna Dhe Cozman Fshehtas Bashkë Në Londër