>
BIOSHQIP

Tuna: Njerëzit Ndahen Dhe Bashkohen, Jeta Vazhdon

20-10-2015
Ndarja e shumëpërfolur e këngëtares Tuna dhe Cozman mbushi faqet e para të mediave rozë, ku me dhjetëra hipoteza u hodhën mbi çiftin. Por në asnjë moment, protagonistët nuk u prononcuan duke zgjedhur heshtjen përpara komenteve apo thashethemeve që qarkulluan.

Mesa duket Tuna më në fund ka vendosur të flasë dhe këtë e bën sot, pas gati një muaji heshtjeje, gjatë një interviste, shkruan noa.al. E pyetur se cila ishte e vërteta, këngëtarja është përgjigjur shkurt: “Njerëzit ndahen, bashkohen, ndahen, bashkohen prapë…, jeta vazhdon”.
(Indeksonline)

Tuna: Njerëzit Ndahen Dhe Bashkohen, Jeta Vazhdon