>
BIOSHQIP

Tuna Dhe Cozman, Imazhe Të Markës Nderkombetare Ktz

16-11-2014
Këngëtarja atraktive Altuna Sejdiu, e njohur tashmë si hitbërsja e ‘Zogut’ kohët e fundit shfaqet nëpër foto të realizuara edhe me telefon por që shihet një stil tjetër në veshje. Ajo është shquar gjithmonë për veshje shumë interesante, por këtë herë ne mësojmë se ajo gjatë vizitave të shpeshta në Londër, nuk shkon vetëm për të parë se ku jeton i dashuri i saj, Cozman, por edhe për një biznes, e si duket stili saj ka rënë në sy edhe nga marka e njohur ndërkombëtare KTZ, ku ajo do të nisë të reklmaojë këtë veshje duke qenë imazh, ku kohë më parë imazh i kësaj marke ka qenë artistja shqiptare me famë botërore Rita Ora. Por Tuna nuk do të jetë vetëm si imazh i kësaj marke, përkrah saj në kategorinë ‘Male’ do të jetë edhe i dashuri saj Cozman, pasi edhe ai është zgjedhur tashmë imazh i KTZ-së.
(Maksim Gjokaj/teksteshqip.com)

Tuna Dhe Cozman, Imazhe Të Markës Nderkombetare Ktz