>
BIOSHQIP

Tuna Dhe Cozman Foto-Sesion Në Londër

18-11-2014
Tuna dhe i dashuri i saj Cozman të cilët gjinden në Londër, sot kanë bërë publike fotografi të cilat tregojnë se ata janë gati për të filluar foto-sesion me brendin e njohur të veshjeve KTZ, që aktualisht është një brend shumë i njohur në botë.

Me veshje të prodhuara nga KTZ janë parë disa nga emrat më të mëdhenj të muzikës në botë siç janë: Theophilus London, Kanye West, Big Sean, A$AP Rocky, Wiz Khalifa, Rihanna, Rita Ora, A$AP Ferg, Jay Z etj, raporton Indeksonline.

Jo shumë minuta më herët Tuna ka bërë publike një fotografi në rrjetin social Instagram, me disa nga anëtarët e ekipit të KTZ, ndërsa në mbishkrim ka shkruar, “Heading to the location with @ktz_official team... #KTZ #Session #LDN”.

Ndërsa një fotografi e ka bërë publike edhe Cozman i dashuri i Tunës i cili ka kaluar një pjesë të madhe të jetës në Londër, në mbishkrimin e fotografisë ai ka thënë, “Fresh Out The KTZ LAND... #Photoshoot #BABASTARS #FENIXBOY #SMUT #CERTIFIED”.
(Indeksonline)

Tuna Dhe Cozman Foto-Sesion Në Londër