>
BIOSHQIP

Tuna Befasohet Me Dhuratë

26-11-2014
Këngëtarja Altuna Sejdiu, është befasuar sot me një dhuratë, ajo ka marrë një pako e cila i ka ardhur nga ishulli indonezian Bali.

Ajo përmes një postimi në rrjetin social Instagram ka bërë publike dhuratën, ndërsa në mbishkrim ka thënë, “Drejt nga Bali në Tiranë. Faleminderit KTZ. Nuk mund të kishte një thirrje më të mirë për tu zgjuar në dhomën time #GoodieBox””, e kjo dhuratë asaj i ka ardhur nga brendi KTZ me të cilët ajo dhe i dashuri i saj reperi Cozman realizuan një foto-sesion.

Kjo pako në vete përfshin disa veshje te brendit botërorë që i kanë dërguar këngëtares, foto-sesioni i realizuar me KTZ do të publikohet shume shpejt, deri sa ky është një sukses tejet i madh sa i përket artistëve në tregun shqiptar.
(Indeksonline)

Tuna Befasohet Me Dhuratë