>
BIOSHQIP

Aksidentohet Tuna

21-12-2014
Duket sikur spektaklin e njohur "Dancing with the stars" po e përcjell vazhdimisht fati i keq, përveq Diellza Kolgecit e cila u lëndua disa ditë më parë dhe u detyrua të tërhiqej nga gara, edhe një emër BIG i këtij sezoni është lënduar gjatë provave.



Këngëtarja Altuna Sejdi e njohur ndryshe si Tuna ka pësuar aksident gjatë provave dhe si pasojë ka lënduar ligametet e këmbës si dhe gjunjët. Nuk dihet ende nëse performanca e saj do të realizohet këtë javë, mirëpo duhet thënë se këngëtarja po përpiqet me mish e me shpirt që mos ta lërë këtë garë.
(B.A/Teksteshqip.Com)

Aksidentohet Tuna