>
BIOSHQIP

Tuna Me Trofeun E Fitores?

29-01-2015
Tuna, është njëra ndër konkurrentet favorite në garën e vallëzimit ''Dancing With The Stars''. Ndonëse javën e kaluar nuk u paraqit edhe aq mirë, për çka shkoi edhe në 'Dance Of' , në edicionin e fundit ajo u paraqit sërish në formë, ku arriti që të marrë 39 nga 40 pikët e mundshme, duke kaluar kështu në gjysëmfinale. Me flokët e kuqe dhe pamjen e një sirenë, si princesha Ariel, ajo u shfaq përkrah partnerit të saj Simone, me vallëzimin samba. Përfundimisht, në natën e 10- të këtij spektakli, Tuna shkëlqeu. Mbetet të shihet nëse ajo do jetë në finale apo edhe fituese e tërë spektaklit. Ndërkohë, media prej kohësh e sheh atë si personazhin që nën dritat shkëlqyese të finales, do ta mbaj në dorë trofeun e fitores.
(Indeksonline)

Tuna Me Trofeun E Fitores?