>
BIOSHQIP

Tuna Pret Finalen, E Gatshme Për Fitore

05-02-2015
Finalja e Dancing With The Stars Albania po afrohet. E natyrisht që një nga pjesmarrëset më të forta është këngëtarja Altuna Sejdiu.

Ajo gjatë gjithë këtyre jave ka dhënë maksimumin e saj, ka shkëlqyer gjithmonë në skenë, prandaj, tash para finales Tuna është shumë e qetë dhe e gatshme për ta treguar vetën edhe njëherë.

Madje, këngëtarja ka postuar edhe fotografi në rrjetet sociale ku shihet se si zbavitet dhe bën shaka me stafin e saj gjatë realizimit të provave.
(Indeksonline)

Tuna Pret Finalen, E Gatshme Për Fitore