>
BIOSHQIP

Tuna, Favorite Krysore Për Ta Fituar Dancing

08-02-2015
Doli e para në disa sondazhe që janë bërë, për të parë se kush do jetë fituesi/ja e DWS-së. Këngëtarja Altuna Sejdiu dhe ekipi i saj janë shumë optimist që ajo do ta rrëmbej çmimin e parë.

Tuna është shumë e fokusuar në prova dhe po mundohet që të dal në formën më të mirë të mundshme në përformancat që do t’i zhvillojë në natën finale.

Kështu së paku për Indeksonline ka thënë menagjeri i saj Arnolld Korenica. “Artistja (Tuna) është shumë e fokusuar para finales së të hënës. Ajo do të ketë një numër performancash spektakolare, në vazhdën e këtyre performancave që kanë ndodhur edhe në javët e kaluara siç ishte “Belly Dance” apo performanca me Cozyn” janë fjalët e tij.

Po ashtu, Korenica ka shtuar se kjo siguri e Tunës është për shkak se publiku po e mbështetë tejmase këngëtaren dhe do vazhdojnë ta bëjnë këtë gjë.

“Përkrahja e publikut është shumë e madhe dhe këtë e ndjen edhe artistja që edhe është e fokusuar për të shkëlqyer në natën finale. Sigurisht ajo është e përcjellur nga i gjithë ekipi, jemi një staf i madh që po e përcjell atë. Ajo do të ketë edhe përkrahjen e fansave në sallë, që do ta mbështesin” ka thënë Arnolldi.
(Indeksonline)

Tuna, Favorite Krysore Për Ta Fituar Dancing