>
BIOSHQIP

Tuna, Fiton “Dancing With The Stars”

10-02-2015
Këngëtarja shkupjane Altuna Sejdiu - Tuna ka rrëmbyer trofeun e spektaklit "Dancing With the Stars", sezoni i 5-të. Nata finale e mbrëmjes ka qenë më madhështore se kurrë me 5 konkurentë në garë dhe plot surpiza. E para e eleminuar e cila u rradhit si e 5-ta në këtë format ishte Heidi Lushtaku, ndërsa pas saj u eleminua edhe Kristi Popa. Pas mbetjes së 3 çifteve në garë u zhvillua edhe njëherë një garë e fortë mes të treve, ku të tre çiftet morën nga 40 pikë. Në fund të spektaklit fituese u shpall Tuna bashk me partnerin e saj Simone Pigliaceli, ku përveç kupës dhe triumfit ajo fitoi edhe një apartament në tiranë të dhuruar nga kompania e madhe e ndërtimit "Edli Al". Në vënd të dytë në këtë format u rradhit aktori Amos Zaharia ndërsa në vend të tretë Evi Reçi. Ky format nisi edicionin e tij të 5-të 12 javë më parë me 12 konkurentë në garë, ku në finale prej tyre arritën vetëm 5.
(B.A/Teksteshqip.Com)

Tuna, Fiton “Dancing With The Stars”