>
BIOSHQIP

Tuna: Fitoren Në Dws Ia Dedikoj Familjes Time, Në Veçanti Nënës Time

10-02-2015
Këngëtarja Tuna është shpallur mbrëmë fituesja e edicionit të 5-të të spektaklit Dancing With the Stars. Ky trofe i këtij spektakli për herë të parë shkoi në Maqedoni e ndërsa këngëtarja nëpërmjet një postimi në rrjetin e saj social në Facebook ka shkruar se trofeun e fitores ja ka dedikuar familjes. “TRIUMFUAM... është e vështirë të përshkruaj këtë ndjenjë të jashtzakonshme. Një prej të arriturave më të rëndësishme në karrierë, një ëndërr fëmijërie prej valltare e bërë realitet. Fitoren ia dedikoj familjes time, në veçanti nënës time. Faleminderit të gjithë ata që ishin prezent sonte në sallën e madhe, familjen time, Cozman që qëndroi hap pas hapi pranë meje, Shkupin tim që nuk më lë vetëm asnjëherë, ju që votuat pa fund, ju që keni shprehur dashurinë tuaj në rrjetet sociale, fansat e mi të cilët janë më të mirët prej krejtve, produksionin e Dancing ëith the Stars dhe ekipin tim që ishin bashk me mua në këtë rrugëtim, i cili përfundoi në një festë të madhe... Ju dua...”, ka shkruar Tuna në rrjetin social Facebook.
(B.A/Teksteshqip.Com)

Tuna: Fitoren Në Dws Ia Dedikoj Familjes Time, Në Veçanti Nënës Time