>
BIOSHQIP

A Po Dështon Tuna?

30-03-2015
I ka mohuar zërat se është rrahur nga Cozman. Gjithashtu këngëtarja pas lajmit se reperi ia ka mavijosur syrin doli në publik me një grim perfekt që ja kishte mbuluar shenjat.

Madje, Tuna tha se po ndjehet shumë e lumtur me të dhe së bashku do të merrnin pjesë në koncertet e radhës.

Por nuk po del të jetë kështu. Kjo pasi që burime të Indeksonline kanë mësuar Tuna e ka anuluar koncertin të cilin duhej ta mbante mbrëmë së bashku me Cozman në Insomnia Club në Zvicër dhe këtë gjë ajo e ka bërë pa i njoftuar fansat të cilët janë zhgënjyer shumë prej saj.

Madje, Tuna ka anuluar edhe koncertet në Shqipëri. Këngëtarja po kalon shumë momente të kqija në karrierë pasi pas këngës ‘Fenix’ ajo më nuk ka pasur ndonjë këngë hit.

E me gjithë këto përjetime të këqija si në jetë private ashtu profesionale vie pyetja, a ka filluar që të dështoj Tuna?
(Indeksonline)

A Po Dështon Tuna?