>
BIOSHQIP

Këngëtarja Amerikane E Kopjon Videoklipin E Tunës

19-04-2015
"Pardon" i sjellur muaj më parë nga këngëtarja Tuna po del të jetë mjaft i pëlqyer edhe jasht tregut shqiptar.

Kjo pasi një këngëtare amerikane ka kopjuar tërësisht videoklipin e Tunës "Pardon". Fjala është për këngëtaren e njohur amerikane Tinashe e cila është mjaft e njohur atje.

Videoklipi "Pardon" u xhirua në shtator të 2014-tës nga produksioni nga Shqipëria MAX, e ndersa lokacioni i xhirimit të videoklipit ishte porti i Durrësit, një lokacion jo i lejuar për xhirime, por që në rastin e Tunës u bë një përjashtim.

E si duket sekuencat e bukura të këtij klipi ranë edhe në sy të produksionit anglez i cili ka xhiruar videoklipin "All Hands On Deck" të këngëtares Tinashe, i cili është hedhur në youtube nga VEVO dhe numëron plot 3,429,349 klikime aktualisht.
(B.A/Teksteshqip.Com)

Këngëtarja Amerikane E Kopjon Videoklipin E Tunës