>
LETERSISHQIP

Tretemi Në Pafundësi

Nën jorganin e nxehtë të dimrit
Lëkura ndeshet me vegimin
E këndshme eksituese fton
Shpërthen natyra pa masë.

Janë momente të epshit
Gota e hollë me verë të kuqe
Rrëzohet nga tavolina zhurmë
Era e pijes mbulon hapësirën.

Djersitur nën pikturën e Kodrës
Prehen mëkatuarit e dashurisë
Nargjile me aromën pranverë
Tymoset në divanin gotik.

Fluskat e dëborës në kopsht
Heshtur mbulojnë krimin e trupave qiellor
Në bjeshkën e afërm të pangopur
Bardhësia gjen vendin e duhur.

I përulur në qiellin e shtatë
Në tregimin e pa trilluar
Ritualin thyen ndalimin e pakuptimt
Shkrirjes së agimit në ditë.

Natyra e heshtur ngacmon
Nxit vazhdimin e zhytjes
Në ujin e detin të pafund
Janë xhevahirët stolisur me sedef.

Lodhur nën ombrellën e diellit
Pambuluar kërcejmë në ujë
Dy krijesa marrëzisht të rebeluara
Tretemi të etur në pafundësi.

tyran j spahiu
Vargje poetike III
Mbaje endrrat gjallë