>
LETERSISHQIP

Më Shkruaj

Qëndron e heshtur
Nga koha e zverdhur
Vajton vera për shkronjat e hedhura
Fletat gjysmë të shkruara.

Vazhdo të më komponojsh
Epshin të shuajsh
Për zeshkanen të pashuarën yll
Derdhe epshin në të shenjtin pyll .

Unë do qëndroj e lagur
Nga pikëverat e derdhur
E uritur të pres deri në amshim
Dhimbjen të ndajmë deri në ri-bashkim .

Ndiej hijen e penduar
Në shkronjat blu të shkruar
Frymon keqardhja për fjalët në mërzi
Në germat e thurura në poezi.

Më vesh më bukuri hyjnore
Dhe me krahët e qëndisura lajmëtare
Të të përqafoj zeshkanen ëndërr
Ftoj në botën tëndë zhgëndër.
vargje poetike IV