>
LETERSISHQIP

E Bekuara Mëmëdhe

N ‘ ty ëndrrat janë shtruar
Me këngët magjike vallëzuar
E vuajtur por kurrë e shuar
Mendoj për ty mëmëdhe e dhunuar.

Rrënduar por kurrë e gjynjëzuar
Ardhacakët të kanë munduar
Lulen e rinisë të kanë cunguar
Por ti qëndrove fortë zonjë e frustruar.

Nga brënda armiku i dëshmuar
Gjakun të ka pirë është helmuar
Të poshtëruar janë larguar
Zullumqarët e mjeruar.

Fisnike bujare qiejt janë qetësuar
Jemi në ty të mishëruar
Brez pas brezi dëshirat e gërshetuar
Derdhemi në ty zonjë e liruar.

Ndëgjohen rapsodët duke kënduar
Serenatat përcjellin duke festuar
Yjet qiejt gjithësia ndihen të frymëzuar
Atdheu im madhështor kjofsh i bekuar.