>
LETERSISHQIP

Qetësia Shpirtërore

në këtë botë i varfër, në botën tjetër i pasur.
Në qenien time heshtur jeton ndërgjegja
Çmon kohën hijeshinë e botës
Qetësia hyjnore vet mrekullia
Qëndisur me pasuri pesë shtyllësh.

Pak para agimit Mëngjesin e hershëm
Në ritual pastrim shpirtëror na fton
Duhet rënë në sexhde Krijuesi na urdhëron
Vuajtjet e vdekjes të anashkalojmë.

Ezani përhapet në tërë qytetin
Obligim i Drekës na prêt
Mbledhur janë shumë hapësirën mbushinë
Mbretëron madhështi qetësi në Mahsher.

Pastruar vejmë në Ikindi
Gjysmë hapësira tani e plotësuar
Ndëgjohet ende zëri ejani në shpëtim
Të mos ndiejmë azapin e varrit.

Shumë- shumë e shkurtër është sexhdja e Akshamit
Të kalojmë rrëshkjitazi urën e siratit
Mbushur me lehtësi dhe liri
Na vërshojnë begatitë fisnike.

Ejani shijoni lehtësi hyjnore
Jacija me kënaqësi na mbërthen
Lehtësim nga vuajtjet e xhehenemit
Një shtyllë falja pesë vakte na obligon.

tyran prizren spahiu