>
LETERSISHQIP

Jam Njeri!

Ndjenjat robëruar më kanë
Egërsisht dua të vërsulem
Mbërthyer me padijeni çoroditur janë
Them ju jeni krijesa helm.

THOTË
Jam njeri ! kaloj pranë varfanjakut
Sytë e uritur më shoqërojnë
Vazhdoj zgërdhihem në pikë të qiellit
Krenar buzëqeshem pasuria më verbëron.

Jam njeri ! ngarkoj me ndytësi
Jetimët e gjorë anashkaloj
Përbuzja madhështia ime pangopës
Lundëroj në ëndrra begati notoj.

Jam njeri ! njollosi të ndershmit moral
Ngritur jam zhytur në tradhti
Bërtas kërkoj ndëgjueshmëri total
Mishëruar jam në qenien mëri.

Jam njeri ! që shkeli e dhunoj
Dërmoj të kafshuarit nga pena drita besimin
Etur gjaku më nxehet përdhunoj
Urrej endacakët e kësaj bote njeriun.