>
LETERSISHQIP

Udhëtimi I Fundit

Në pushimoren e përjetësisë
Qetësia absolute frikëson
Nën qiellin e hapur epitafi qëndron
Këtu pushon zotëriu i mirësisë.

Vetmia u vërsul padrejtësisht
Mbi supet e tij të ndieshëm
Sytë e përlotur rrëfejn trishtim
Njeriu që la gjurmë të shëndosht.

Maska si merimanga e zezë përqafoj
Endacakun e ditës burgosurin e natës
Lotët e fëmijëve tejoqeanit të shpresës
Ndoshta plaki sot do na gëzoj.

Por, në dhomën e qëndisur me bujari
Në errësirën e ditës tmerrin e natës
Thërret asketi i heshtur fundin e jetës
Thotë dua të shtrihem pranë zonjës në varr.

Mbështjellur me çarçaf të bardhë
Rrugëton të fundit herë në këtë botë
E din se thellësia e gjithësisë do pret
Bashkimin i shpirtërave që do ndodh.