>
LETERSISHQIP

Vendosur

Burimin e mahnitshëm të dashurisë
Pasuruar me besim aristokrat
Derdhi në sinqeritet dhe frymëzim
Me pasion përqafoi fisnikërinë e baroneshës.

Fijakeri me ngjyrë të zezë në errësirë
Rrugëton kalldrëmave të sarajit
Posi hija e natës kërkon mistresën
Fshehur në muzgun e pranverës pranë pishinës.

Mjellmatë krahëbardhë u larguan heshtur
Braktisën fushëbetejën e dashuri-folesë
Sekretin e zbuluar vashëza grabiti
Vallëzimin e çiftit yjet kanë përshëndetur.

Loja e gishtërinjëve zbut epshin e tendosur
Shadërvani dhe melodia e ujit notojne
Dëshirat barten në këtë fole oazë
Shtrirë është bukuria dhe loja e rinisur.

Mbështjellur me vetmin e kurdisur
Muzgu dorëzohet territ të natës
Vallja e yjeve end qetësisht dritëzat
Likjeni me xhelozi ruan sekretin e vendosur.

tyran prizren spahiu