>
LETERSISHQIP

Tërhiqem Nga Kjo Jetë

Nga ditëshmëria kupa ime është mbushur
Fiton mëria ndaj bujarisë
Shkëmbi i urryer i Sizifit
Mposht arsyen e besnikërisë.

Frikësuar jam nga bukuroshja e luleve
Acanitum napellus helm i menjëhershëm pranveror
Strukur largohem livadheve
kërcënuar nga natyra e ngjyrosur.

Vrapoj më janë djersitur syzat nga avulli
Shikjimi i dobësuar më tremb
Ndalur jam pranë greminës amulli
Këmbët dridhen fuqia humb.

Zvarritem në katër këmbë tatëpjetë
Lagur era e ndyer më robëroi
Pikë loti buzëqeshja e ngrirë rrëshkjet
Buzët e varur ndihem si imitim idioti.

Valët e kërcënimit më përcjellin
Dërmuar humbur jam në jetë
Tërhiqem i shkretëruar dridhërimet më ndalin
Jashtë reales këmba në humnerë troket.

tyran prizren spahiu