>
LETERSISHQIP

Komb I Mbarë

Duron njeriu, populli çuditet,
ç'ndodhë në kryeqytetin tonë!

Hedhin siluetat e stuhisë
mjegullirë, qetësinë minojnë
përçarje fusin në kështjellën lashtësi.

Nga fraksionet
largohet lapsi, të shkruaj nuk do!
Vetëdijshëm se armiku fshehur në natë
uritur është, pret përçarje e sundim.

Dijmë
vjetër është kjo shtëpi
mundohet kohën të mbijeton
plasaritura ligjet e çatisë
me strofa shëruar duhet
qytetari
në brendësinë e dhomës do uji të mos pikon.

Varg
e dashura shkronjë
përgjërohem
qetësinë zbrite
në sheshin tonë!

E di, ndarë është
shkronjat shpiejnë në qendër vet
mirëkuptim kërkojnë
ndjenjat thërrasin
shpirtin për pjekuri.

Dëgjohen fjalët
eja në folen e atdhetarëve të zgjuarësisë
ne
kërkojmë paqja të sundon
mirën të urojmë
miqëve që gabojnë
lutem, i Madhi Zot
maturi na dhuro.

Shikjoni
rinia që ndërtohet
bashkuar
janë me atdheun që në dashuri ftojnë.

Dje, sot edhe nesër
dashuria, çimentuar me besimin ndaj pavarësisë
doemos do qëndroj lartë
lapsi i poetit, brusha e piktorit, dashuria e Arvanesit
gdhendur janë lartë në Alpet Arbër.

Nuk besoj se përçarësi do korr sukses, në rast se po, unë nuk dëshiroj të pamurit më!