>
LETERSISHQIP

Babai I Kombit

Stërgjysh e katragjysh
Janë derdhur në keto troje
Flijimi dhe trimëria
Janë qëndisur.

Babai i kombit
Burrë me tirqi
I butë në sjellje
I ashpër në mendime.

Ai
Do të pajtoj fiset
Në harmoni
Me kauzën tonë.

Do të hyjë me respekt
Bashkërendoj me guxim
Realizojë drejtësinë historike.

Do të gurthemelojë
Kombin shqiptarë
Ai themeluesi
I përjetësisë shtetërore.

Vullneti I tij ideor
Me nota të operës
Lidhur me efektin grusht-dorë
Do zbut qarqet vendosëse.

Pastaj do largohet
Në qetësi mjegullorë
Në hapësira të kullës
Ndërtuar nga dora e popullit.

Uniteti
Bashkimi
Të arriturat
Paqja e kurdisur
Në përjetshmëri
Do rrah në kujtesën e brezave.

I tërhequr në vetmi
Do gëzon emrin
Emrin e bekuar
Çmuar si ajri
Këtu prehet
Babai i kombit.