>
BIOSHQIP

Unikkatil, Afrohet Dita E Koncertit Kuq E Zi

13-07-2012
Koncerti i reperit shqiptar Unikkatil në Prishtinë, ditëve të fundit, është një ndër ngjarjet më të komentuara nga skena muzikore shqiptare.

Derisa kompania Powow Entertainment ka zbuluar detaje teknike të organizimit të kësaj ngjarje që ka ngjallur shumë interesim, tani ka dalur edhe një propozim i ri për koncertin.

Meqenëse 2 ditë më parë Unikkatili publikoi këngën e re me titull 'Kuq e zi', nëpërmjet faqes zyrtare të organizatorit Powow dhe faqes zyrtare të reperit Unikkatil në rrjetin social Facebook, është propozuar që edhe publiku të vishet me ngjyrat kombëtare, kuq dhe zi.

Ndërkohë, organizatoret kanë njoftuar sërish se kanë mbetur edhe shumë pak bileta pa u shitur, për koncertin që do të mbahet më 15 korrik, në stadiumin e Prishtinës.
(Express )

Unikkatil, Afrohet Dita E Koncertit Kuq E Zi