>
BIOSHQIP

Unikkatil, Nesër Do Jenë 20 Mijë Njerëz Në Stadium

14-07-2012
Interesimi për koncertin e Unikkatilit dhe grupit TBA është i madh. Është vërtet shumë i madh. Kjo konfirmohet edhe nga kompania organizatore, POWOW Entertainment, që tashmë ka shitur 15 mijë biletat e parapara.
Siç mëson Telegrafi, POWOW Entertainment ka gati edhe pesë mijë bileta shtesë që do të vihen në shitje të dielën para stadiumit të Prishtinës më saktësisht pranë Prime Club, për të gjithë ata që nuk kanë arritur t'i blejnë biletat e tyre nëpër pikat zyrtare të shitjes.

Interesimi është shumë i madh dhe përkundër kësaj, përgatitjet po shkojnë sipas planit nga POWOW Entertainment.

Çmimet e biletave mbeten të pa ndryshueshme, ndërsa gjithë ajo që duhet të bëni është që të jeni në Prishtinë të dielën, ku sigurisht do të ndihet atmosfera e jashtëzakonshme e këtij koncerti, me ç'rast dhe mund të bleni biletën tuaj.

Të dielën në Stadiumin e Qytetit të Prishtinës do të performojë legjenda e repit shqiptar, Unikkatili, ndërsa ende pa u mbajtur ky koncert, mund të konkludojmë se ai do të hyjë në histori, si koncerti më i madh i mbajtur ndonjëherë në Kosovë.
(Telegrafi)

Unikkatil, Nesër Do Jenë 20 Mijë Njerëz Në Stadium