>
BIOSHQIP

Unikkatil Do Të Performoj Më Shumë Se Dy Orë

14-07-2012
Është mbajtur konferenca për shtyp e reperit shqiptar, Unikkatilit, para koncertit të madh që do të mbahet të dielën mbrëma.
Konferenca për shtyp e cila është mbajtur në ora 16:00 në hotelin Sirius, zgjati shumë pak minuta, por në të ishte i pranishëm edhe protagonisti, Viktor Paloka, i njohur si Unikkatili, i cili foli para koncertit të nesërm.

"Do të performoj më shumë se dy orë. A do t'i këndoj 'dissat'? Ndoshta, pasi performanca do të jetë e plotë dhe nuk e kam zgjedhur repertoarin të cilin do ta këndoj", ka theksuar Unikkatili në pyetjën e gazetarëve tonë në këtë konferencë.

Unikkatili ishte i kufizuar në përgjigjet e tij dhe pyetjet nga gazetarët nuk ishin të shumta, megjithëse entuziazmi ishte i jashtëzakonshëm, pasi Viktori vjen për herë të parë në Kosovë.

Pos tjerash, organizatorët konfirmuan se do të ketë forca të mëdha të sigurisë, si nga ana e policisë, ashtu edhe nga Besa Security. Kur flasim për siguri, Unikkatili tha se ai ndihet mjaft i sigurt.

"Unë ndihem mjaft i sigurt. Sigurinë e lartë në stadium nuk e kam kërkuar unë, por ma ka ofruar kompania POWOW. Unë ndihem i lirë, pse të mos jem, jam në vendin tim", tha ai.

Dyert do të hapen në ora 16:00 dhe do të mbyllen saktësisht në ora 21:00, për shkaqe sigurie. Po për shkaqe sigurie, nuk do të lejohet asnjë gjësend i fortë të hyjë në stadium dhe edhe incidentet më të vogla, do të jenë me fatalitet për personat e implikuar.

POWOW Entertainment po ashtu bëri të ditur se në stadium do të jenë mbi 20 mijë persona.
(Telegrafi)

Unikkatil Do Të Performoj Më Shumë Se Dy Orë