>
BIOSHQIP

Unikkatil, Hapen Dyert E Koncertit Te Madh

15-07-2012
Kanë mbetur pak orë para fillimit të koncertit të reperit më të madh shqiptar, Unikkatilit, i cili do të performojë sonte mbrëma para më shumë se 20 mijë njerëzve në Stadiumin e Qytetit të Prishtinës.

Pas konferencës për shtyp të mbajtur të shtunën, POWOW Entertainment ka intensifikuar përgatitjet për koncertin. Së pari janë mbyllur të gjitha pikat e shitjes nëpër Kosovë dhe është hapur pika kryesore me bileta shtesë pranë stadiumit, më saktësisht pranë Prime Club. Kjo është e vetmja pikë zyrtare për bileta dhe të gjitha pikat tjera jo zyrtare janë me bileta fals, prandaj organizatori bën thirrje për kujdes. Kjo pikë do të jetë e hapur deri në orën 21:00.

Dyert u hapen në ora 16:00 dhe do të mbyllen në ora 21:00, me qëllim që fansat të vijnë në kohë dhe që të mos krijohen tollovi në hyrjet e stadiumit edhe pse POWOW Entertainment po bën ç'mos që të shmangë radhët e gjata. Në stadium të pranishmit do të kenë mundësi edhe të freskohen me mini-baret. Ata që do të hynë në stadium, nuk do të mund të dalin më për shkak të masave të rrepta të sigurisë.

Kur flasim për masat e sigurisë, do të jenë më shumë se 500 pjestarë të sigurimit të cilët do të kujdesen për rendin, ashtu sikurse forcat speciale ROSU dhe policia e Kosovës. Çdo ekces më i vogël do të ndëshkohet dhe iniciatorët e tyre do të dalin nga stadiumi dhe nuk do të kenë të drejtë për të hyrë më.

Telegrafi ka mësuar se në orët e vona të së shtunës është mbajtur dhe mbledhja e Unikkatilit me organizatorët dhe ata që do të performojnë në koncert, për të rregulluar programin. Koncertin do ta hapë këngëtarja e njohur, Gjira, e cila do të pasohet nga anëtarët e grupit TBA dhe ka mundësi që të këndojë edhe ndonjë prej hip-hop grupeve që nuk është TBA, por që në koncept është i njëjtë, apo është hip-hop grup mik.

Mbulueshmëria e mediave do të jetë e jashtëzakonshme. Mbi 50 mediume janë akredituar për këtë koncert, që shënon rekord absolut, pasi ky koncert po vëzhgohet me interes të jashtëzakonshëm edhe në rajon nga fqinjët jo-shqiptar.

Kështu, gjithë ajo që duhet të bëni është të bëheni gati për një natë të pa harrueshme në një organizim fantastik, me një performancë të pa harrueshme nga ikona dhe legjenda absolute e repit shqiptar, Unikkatili.

Para 5 vjetësh në Prishtinë kishte zbritur reperi me ngjyrë dhe shumë i njohur amerikan 50 Cent, që në fakt atëherë mediet thoshin për një pjesëmarrje të madhe të fansave shqiptarë.

Ndërsa sot, në skenën e Stadiumit të Prishtinës do të ngjitej reperi shqiptar Unikkatili, i cili si duket ka thyer rekord dhe interesimi dhe kureshtja do të jetë më e madhe se sa ishte për 50 Cent.

Ndoshta interesimi për këtë reper të njohur shqiptar vetëm pas këngëve super të dëgjuara audio-fonike, ka bërë që sot Prishtina të tronditet.

Ndoshta ky do të jetë edhe një mësim për shumë organizatorë të këtyre evenimenteve të mëdha muzikore, se më mirë është të investosh për një artist shqiptar, se sa për një artist të huaj, sepse rezultati shihet tek interesi për Unikkatilin.

Nje dite para se te dale ne skene, Viktor Palokaj, qe njihet si Rebel a.k.a. Unikkatil, ka mbajtur konference per shtyp, ne ambientet e nje hoteli ne kryeqytet. Me pergjigje te shkurta e te shpejta, ai i eshte pergjigjur interesimit te gazetareve, kryesisht rreth sigurise qe eshte vene ne dispozicion te tij. Pervec forcave speciale te Policise se Kosoves - ROSU, sigurine do ta garantoje edhe nje kompani private. Por Unikkatil ka thene se nuk ka kerkuar keso sigurie ne vendin e tij te lindjes. Ai nuk ka qene ne Prishtine tash e 13 vjet.
Grupe te tjera reperesh ne vend kishin thene se "ai nuk guxon te vije ketu".

Por Unikkatil i ka ftuar ata qe te jene ne koncertin e tij ne Prishtine. Nuk ka dhene pergjigje te prere nese do t'i kendoje kenget ku i perqesh keta repere.

"Ate do ta shohim. Le te vijne edhe ata e ta shohin", ka thene Unikkatil. Ai ka thene se do te kendoje nje kallabllak kenge.

"Nuk i kam numeruar te gjitha, por lista eshte e gjate", ka shtuar Palokaj. Performanca do te zgjas rreth dy ore, ndersa para Unikkatil ne skene do te ngjitet edhe grupi TBA.

Ne kryeqytet ai ka thene se po ndihet shume mire. "Xeher. Ka ndryshu goxha, por e kom prit qe ka me kon pak ma e rregullume realisht", ka thene Unikkatil. "Ne pergjithesi njerezit me kane pritur shume mire", ka shtuar ai.

Ai jo vetem qe mohon se ka kerkuar siguri shtese ne Prishtine, por thote se ka shetitur lirshem rrugeve te qytetit. "Para dy ditesh me kane pare njerezit, 3 veta jane kon. Vetem kemi pi kafe", ka thene Unikkatil.

E per sigurine per Unikkatilin ka folur edhe Albba Morina, zedhenese ne "Powow Entertainment". "Forca te medha te sigurise do te jene aty. Sigurine nuk e ka kerkuar Unikkatili. Tekefundit, ai ka ardhur ne vendin e vet, por ne e kemi bere ate, per faktin se koncerti eshte ne Stadium dhe do te kete shume njerez. Siguri do te kete sikur per nje ndeshje futbolli", ka thene Morina.

Por vendi ku po qendron Unikkatil ne Prishtine, per keto dite sa eshte ketu nuk eshte bere publik. Kjo eshte mohuar te jete bere per shkaqe te sigurise. "Pse me tregu une ku jetoj? Nuk eshte puna per siguri, por vijne njerezit, ndersa une nuk kam kohe, e mua me duhet te pergatitem per koncert", ka thene Unikkatil, qe duket i gjalle ne konference, e mezi pret te dale ne koncert. Por e ka nje pergjigje pse nuk ka ardhur me heret per te performuar ne Prishtine:

"I kish hup efekti kesaj gjeje", shprehet shkurt ai. Por nuk e perjashton mundesine qe te vije serish. "Mundet. Te shohim si do te dale ky, nese me pelqen, pse jo".

Ndonese ka me shume se 200 kenge te incizuara, Unikkatil nuk ka xhiruar asnjehere videoklip. Por kjo nuk tingellon per te si nje mister. Ani pse nuk pranon te heqe syzet as pas kerkeses se fotoreportereve, Unikkatil thote se nuk eshte mister.

"As atehere nuk kam qene mister. Nuk me pelqejne kamerat. Kosova eshte nje vend i vogel dhe nuk ka nevoje per reklama e per gjera te tilla", ka thene Unikkatil. "Nuk kom pas nevoje me bo videoklip", eshte shprehur me bindje ai. Kenga e tij e fundit "Kuq e Zi", e cila eshte postuar ne kanalin virtual "youtube.com" ka thyer rekordet e klikimeve. Por vec kenges aty eshte vetem nje foto e Viktor Palokajt, qe dominohet nga ngjyrat kuq e zi.

Ne mesin e fjaleve qe qarkullojne per Unikkatilin eshte edhe ajo se shkrimtari i madh shqiptar Ismail Kadare ka thene per te se eshte poet. E Viktor Palokaj ka thene se ka respekt te madh per shkrimtarin me nam.

"Kadarene e respektoj, e du, me duket legjende", ka thene Unikkatil.

Ai jeton ne Bronx, New York te Shteteve te Bashkuara te Amerikes, prej vitit 1996. Atje ka themeluar studion e tij muzikore "Conqueror Records". Pese vjet ka pauzuar te merret me muzike. Arsyen per kete e ka thene vete ai:

"Me ka lind djali. Kanihere te humb interesimi, nuk ki qejf... muzika nuk eshte gjithnje prioritet", ka thene Unikkatil.

Kenget e para, "Demokraci" dhe "Ta zhdukim policine" ai i incizoi ne vitin 1992, ndersa nje vit me vone kengen e pare profesionale me titull "Zinxhirit qe s'kputen". Ne ate kohe ka bere edhe kenge te tjera kunder regjimit serb, si "Vdekje Serbise", ne te cilen permenden edhe emra te policeve serbe. Nga viti 1998 deri ne vitin 2000, ai beri vetem kenge anglisht. Nga kenga "Bloody Alboz" qe Unikkatili e beri bashke me shokun e tij Milotin lindi ideja qe te krijonin edhe grupin "The Bloody Alboz" - T.B.A (Shqipet e Pergjakshme). Ky grup tani ka me shume se 100 anetare. Ne vitin 2003 Unikkatili publikoi albumin e pare "Shihemi n'perkujtime" dhe me pas vijoi me albumet "Prezanton The Bloody Alboz", "Armiqte supreme", "Kanuni Katilit". Ai eshte ne pergatitje te albumit te ri, qe do te dale se shpejti. Unikkatil kishte mbajtur edhe nje koncert ne Zvicer ne vitin 2009, qe kishte tubuar atje me shume se 6 mije veta.

"Cdo bilete do te skenohet dhe askush me bilete false nuk mund te hyje", ka thene Morina.

"Powow" me pese korrik organizoi edhe koncertin e rap-artistes se njohur amerikane Eve.
(Telegrafi / koha ditore)