>
BIOSHQIP

Unikkatil, Bashkëpunim Me Jay-Z

17-07-2012
Reperi kosovar Viktor Paloka i njohur si Rebel a.k.a. Unikkatil së shpejti pritet të publikojë një album internacional-ndërkombëtarë. Burime të Info Globit mësojnë se Unikkatili gjithashtu ka realizuar një bashkëpunim me reperin dhe producentin Jay-Z. "Shumë shpejt Unikkatili do të hedhë në treg një album internacional. Gjithashtu Unikkatili ka realizuar edhe një bashkëpunim me reperin e njohur Jaz-Y" ka thënë burimi. Unikkatili nuk është shqiptari i parë i cili ka bashkëpunuar me producentin e njohur Jaz-Y. Edhe këngëtarja me origjinë kosovare nga Britania e Madhe Rita Ora ka të realizuar këngën "R.I.P" nga Jay-Z. Përndryshe reperi kosovar Unikkatil dy ditë më parë mbajti një koncert në Prishtinë, ku përreth 2 orë ka performuar para 20 mijë adhuruesve të tij, të cilët kishin ardhur nga vendet të ndryshme për ta ndjekur atë.
(InfoGlobi)

Unikkatil, Bashkëpunim Me Jay-Z