>
BIOSHQIP

Unikkatil, Pas Prishtinës, Ndez Dhe Pejën

27-07-2012
Mbreti i repit shqiptar, Unikkatili, ashtu siç ishte paralajmëruar, në mënyrë sensacionale performoi në Pejë, më saktësisht në diskotekën Space Club.
Mijëra adhurues, nga anë e mbanë Kosova nuk kanë mundur të besojnë se Unikkatili do të performonte në një diskotekë, pasi një gjë të tillë ai kurrë nuk e ka bërë më parë. Sidoqoftë, Viktori jo vetëm që ishte pjesë e koncertit të madh në mbrëmjen ku performues kryesor ishin Elita 5, por lideri i TBA edhe këndoi disa këngë.

"Organizimi ishte i përkryer. Gjithçka shkoi si është më së miri. Siç e dini, Viktori nuk këndon nëpër diskoteka, por ne kemi arritur ta realizojmë këtë gjë të pabeueshme, për shkak të njihemi familjarisht me familjen e Unikkatilit dhe ai nuk refuzoi të performonte, përkundër vështirësive në proces".

"Kemi pasur shumë telefonata ditëve të fundit. Përpos atyre që rezervonin vendin e tyre në këtë koncert madhështor, kishte edhe prej tyre që pyesnin se si është e mundur që ai të preformojë në Space Club pas koncertit të madh në stadium ku ishin 20 mijë persona. Ja që ne e realizuam".

"Ishte fantastike. Elita 5 u përkujdes për të pranishmit, por kur Unikkatili u ngjit në skenë, gjithçka u elektrizua. Nuk di si të shprehem për atmosferën, momentin në të cilin Viktori filloi të performonte. Ai e ndau performancën e tij në dy pjesë. Në fillim këndoi dy këngë dhe më pas në pjesën e dytë këndoi edhe katër këngë të tjera, që e plotëson performancën e tij".

"Dua të falënderoj Viktorin për performancën e tij, ishte e jashtëzakonshme. Ky është respekt për të gjithë njerëzit në Pejë, jo vetëm nga ana e reperit, por edhe nga ana jonë, pasi jemi në këtë biznes që 13 vjet dhe këto u kurorëzuan me performancën e Unikkatilit", ka deklaruar për Telegrafin pronari i Space Club, Adnani.

Koncerti i Unikkatilit në Space Club u realizua pas performancës së tij historike në stadiumin e Prishtinës, ku të pranishëm ishin rreth 20 mijë persona, në atë që u konsiderua koncerti më i madh mbajtur ndonjëherë nga ndonjë reper shqiptar.
(Telegrafi)

Unikkatil, Pas Prishtinës, Ndez Dhe Pejën