>
BIOSHQIP

Unikkatili Publikon Këngën E Re “Si Ni Vakt”

08-06-2014
Reperi shqiptar, Unikkatil, ka publikuar këngën e tij më të re me tekst, të titulluar “Si Ni Vakt”.
Eshtë ky një bashkëpunim me Presionin dhe Big T, që e rikthen në skenë reperin e njohur shqiptar.

Fansat me padurim e me orë të tëra pritën lansimin e këngës së re të Unikkatilit dhe ajo çka panë ishte vërtet reperi i tyre i adhuruar me një stil më ndryshe e tekst interesant.

Kjo këngë u paralajmërua javë më parë përmes një postimi në rrjetet sociale, me anë të të cilës Rebeli ka bërë të ditur se do të mbajë edhe një koncert në Zvicër, Koncerti i reperit të shumëpëlqyer do të mbahet gjatë këtij muaji në Fribourg të Zvicrës.

“Keni dëgjuar për koncert, po ende nuk e dini se kur dhe ku? Ku do ketë plot mysafirë dhe muzikë të re? Ja ku dhe kur... Fribourg, Switzerland me 21 qershor. Në ndërkohë do të lansojmë edhe diçka të re”, kështu shkruante në faqen e reperit në Facebook.

Se UniKKatil është reperi më i adhuruari në Kosovë tregon kënga “Si ni Vakt”, e cila për 11 orë ka marrë më shumë se 60000 klikime.

UniKKatil është rikthyer përsëri dhe shumë fuqishëm. Kënga përpos klikime është komentuar, saktësisht afër 14 224 dhe po vazhdon të klikohet.
(telegrafi)

Unikkatili Publikon Këngën E Re “Si Ni Vakt”