>
BIOSHQIP
  • Unikkatil Viziton Kompleksin Memorial Të Adem Jashari
    05-03-2016
    Reperi i njohur Unikkatil ka publikuar sot në rrjetin e tij social në Instagram një foto ku shihet pranë memorialit të Adem Jasharit në Prekaz me rastin edhe të 18 vjetorit të masakrës të familjes Jasharaj. Megjithatë mbetet e çuditshme koha kur është realizuar kjo foto. Unikkatili nuk ka paralajmëruar kohëve të fundit se nëse është apo do të vijë në Kosovë. Mbase fotoja mund të jetë realizuar edhe më heret....
    ★★★★★
  • Ja çka Thotë Unikkatili Për Këngën E Trojës
    20-02-2016
    Reperi i njohur Unikkatili nuk ka qenë asnjëherë i deklaruar apo mbështetës i projekteve të artistëve të tjerë, mirëpo së fundmi ai na ka befasuar me dicka... Unikkatili ka publikuar në fan page-in e tij në Facebook linkun e këngës më të re "A e man men" të grupit Troja dhe në mbishkrimin e këngës ka kërkuar mbështetje nga fansat për këtë këngë: "Kët sen ma dërgoj ni mik n'telefon. M'pëlqej, ngone." - ka shkruar Unikkatili....
    ★★★★☆
  • Unikkatil Publikon Këngën Më Të Re
    15-02-2016
    Reperi i njohur shqiptar por që jeton & vepron prej shumë vitesh në Amerikë, ka publikuar këngën e tij më të re bashk me Kobran, antarin tjetër të label-it T.B.A. Kënga titullohet "Ndryshe" dhe është publikuar në versionin Lyrics Video në youtube. Kjo këngë vjenë pas një pauze të gjatë të Unikkatilit në tregun shqiptar. Këngën mund ta gjeni edhe me tekst mundësuar nga teksteshqip.com....
    ★★★★★
  • Film Dokumentar Për Jetën E Viktor Palokajt
    22-11-2015
    Njëri prej reperëve që bëri emër pa videoklipe dhe pa asgjë, Viktor Palokaj pritet që të sjell një film dokumentar për fansat e tij Hitet e tij, por edhe albumet janë më të dëgjuarit dhe më të shiturit në Kosovë. E tërë këtë Viktor Palokaj e bëri pa ndonjë bujë nëpër media, duke mos realizuar spote – thjesht duke bërë këngë të cilat më vonë i plasonte fillimisht nëpër bllogje të ndryshme të internetit dhe më vonë edhe në Youtubee. Si e arriti këtë famë, reperi pritet që të tregoj në një dokumentar që thuhet se do ta realizojë...
    ★★★★★
  • Unikkatil Së Shpejti Me Këngë Të Re
    08-11-2015
    Reperi Rebel a.K.a UniKKatil pritet që shumë shpejt të sjell edhe një këngë të re. Reperi, i cili gjatë verës lansoi këngën “Për qato”, ku pati një sukses të madh, sidomos për tekstin e këngës, këngën e re do ta lansoi në fund të nëntorit ose në fillim të dhjetorit....
    ★★★★★
  • Fansi I ‘çmendur’ I Unikkatil, Bën Tatoo Fytyrën E Reperit
    19-10-2015
    Se ai ka një numër të madh të fansave kjo nuk ka asnjë pikë dyshimi. Fjala është për reperin Unikkatil i cili së fundmi është habitur nga një surprizë që i është bërë nga një fans i tij. Ai ka vendosur që të jetë fytyra e reperit, të cilën do ta bëjë tatoo në dorën e tij. Këtë gjë e ka konfirmuar edhe vetë reperi përmes një postimi të publikuar në llogarinë e tij në Facebook ku edhe ka publikuar foton e fansit të tij....
    ★★☆☆☆
  • Unikkatil Përkrahë Veprimet E Opozitës Në Kuvend
    08-10-2015
    Reperi shqiptar Unikkatil i del në krahë opozitës. Së paku kështu është shprehur vetë reperi përmes një statusi të lëshuar në profilin e tij, raporton Indeksonline. Ai ka treguar që nuk është me asnjë parti politike, por që ka mbështetur vendimin e opozitës për zbulimin e pikturave me motive kombëtare të cilat gjenden në hollin e Kuvendit të Kosovës. Përndryshe Reperi Unikatil nuk është hera e parë që përcjellë ngjarjet politike në vend ai duket që edhe pse larg vazhdon të jetë në ngjarje për ndodhit në vend....
    ★★★☆☆
  • Unikkatili I Quan Politikanët Pakurrizorë
    26-08-2015
    Reperi i njohur Unikkatili ka shpërthyer sot me një koment të cilin e ka postuar në rrjetin e tij social në Facebook. Ai i ka quajtur disa nga politikanët tanë që janë në pushtet si pakurrizorë. “A erdh koha me jap DORËHEQJE këta pakurrizorë pa pikë dinjiteti që i ngulin Kosovës thikën në shpinë?”” - ka shkruar Unikkatil në postimin e tij. Me këtë deklaratë ai ka dashur të tregoj se është ndjerë i revoltuar për marrëveshjen e cila është nënshkruar Kosovë-Serbi, dhe për 5 marrëveshjet e tjera që pritet të nënshkruhen....
    ★★★★★
  • Çka I Thotë Unikatili Getit?
    17-08-2015
    Reperi kontrovers, me gjuhë të ashpër, së fundi është rikthyer me këngën me titull "Për Qato". Ndonëse Viktori nuk përmend emra në tekstin e këngës, mediat kanë aluduar pafundësisht, duke bërë me gisht drejt reperëve të ndryshëm. E, Unikatikili në një nga pjesët e këngës "Për Qato", pjesë kjo që përmban gjuhë eksplicite, ndër tjerash thotë: "M'intereson me pa, qa ki me bo kur të kthehna". Thuhet se e ka me Getin. Ky i fundit është aktual me këngën "S'jena mo"....
    ★★★★★
  • Unikkatili Premton Këngë Të Reja
    02-08-2015
    Reperi i njohur Unikatil pas publikimit të këngës së tij më të re mbrëmë "Për Qato" e ka kuptuar se fansat e tij kërkojnë projekte muzikore të vazhdueshme nga ai. "Për Qato" është kënga e tij e parë për 2015-tën, e ndërsa ka kaluar gati një vit që Viktori nuk ka publikuar ende as një këngë. Megjithatë ai me një postim mbrëmë në rrjetin etij social në facebook bëri të ditur se fansat etij meritojnë më shumë këngë, andaj do të kujdeset që tash e tutje të publikojë më shumë se 1 këngë në vit. "Ju Shqipet e Përgjakta e meritoni m...
    ★★★★★
{{ page + 1 }}/{{ pages }}