A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #
AlbatradePlus/Acromax kanë vendosur ta bllokojnë videoklipin "Gjyshes" nga Vace Zela. në gjithë portalet shqiptare

Vace Zela - Gjyshes


Zgjidhni me sa yje do votoni
  Mesatarja:  4.9 / Votuan:  169

Sot një këngë do këndoj,
Veç për ty , o gjyshja ime.
E di mirë dhe s'e harroj
të shkaktova shumë trazime

Këngen time ta kushtoj
e të falur të dergoj
për shumë faje e gabime ,
net pa gjumë e mundime.

Ti u zbardhe , gjyshja ime.
E çdo vit një rrudhë shton
sa kokëçarje shqetësime
sjellja ime të shkakton.

Por ti je gjithnjë e mirë
edhe fajin shpejt ma fal
T'jem e urtë unë kam dëshirë,
por se vrullin dot s'e ndal.


Kur fëmijë kam qenë një herë
e pranë zjarrit me ty rrinja.
Më tregoje ti atëherë
shumë gjëra që unë s'i dija.

Unë dëgjoja gjithë çudi ,
plot kureshtje , kënaqësi.
Dhe sa shumë nga ti mësoja.
Me sa vrull të përqafoja.

Shkuan vitet e tani
s'jam e vogël si atëherë.
Por gjyshe unë përsëri
ta prish qejfin nganjëherë.

Por se prapë edhe sot
për çdo gjë ti më del zot.
E shikimi yt i dlirë
më jep forcë të jem e mirë.

Ky tekst u dërgua nga  stafi




  • 2016-05-12 15:00:46
    Këngen time ta kushtoj / e të falur të kërkoj

    Dërgoi: xhenii
    21
    1






Kalendari
31/08/2016
Gëzuar Ditelindjen TeksteShqip Uron:
Faton Rugova
Faton Rugova
37 vjeç
Faton Dolaku
Faton Dolaku


Votimi i Javës
   28 Gusht - 3 Shtator 2016

Kënga Më E Mirë Korrik 2015

  Mozzik Ft. Kida - Premtimet

  Era Istrefi Ft. Ledri Vula - Shumë Pis

  Noizy - Bojm Pak Muhabet

  2 Ton - Ani Nasht

  Enca - Soul Killa

  Gjiko - Si Me Def

Voto