>
BIOSHQIP

Valbona Mema, Jo Vetëm Këngëtare, Por Dhe Amvisë E Mirë

03-11-2012
Në kuzhinën e znj. Tefta në emisionin "Rreze Dielli", në A1 Report ka patur një të ftuar të veçantë, dhe pikërisht këngëtarja e dashur e skenës shqiptare, Valbona Mema. Zëri i ëmbël i Shqipërisë së Mesme, ka sjell një atmosferë të këndshme jo vetëm me recetën e saj, por edhe me këngët e saj të bukura, që kanë shoqëruar gatimin e saj në kuzhinë. Mema ka vërtetuar që është jo vetëm një këngëtare e shkëlqyer ashtu siç e njohim të gjithë, por në të njëjtën kohë edhe një amvisë e mrekullueshme. Së bashku me zonjën Tefta Valbona ka gatuar një gjellë tradicionale shqiptare dhe pikërisht "Imam bajalldinë", recetë kjo e nënës së saj. Në kuzhinë Mema ka ndarë me publikun edhe disa nga kujtimet e fëmijërisë, lidhjen e ngushtë me nënën e saj, por edhe marrëdhënien miqësore që ajo ka me dy fëmijët e saj. Valbona Mema ka treguar gjithashtu se, është duke shkruajtur edhe një libër për jetën e saj. Këngëtarja Valbona Mema ishte pjesëmarrëse edhe në "Festivalin e Këngës Popullore", që u zhvillua në muajin tetor, ku përfaqësoi trevat e Shqipërisë së Mesme me këngët e saj të mrekullueshme.
(Shqiptarja)

Valbona Mema, Jo Vetëm Këngëtare, Por Dhe Amvisë E Mirë