teksteSHQIP.com
TeksteShqip Mobile Version

VALBONA MEMA :: NEWS


Valbona Mema: Vėllezėrit Nuk Mė Linin Tė Kėndoja


Nuk ka akoma asnje vote
 

[29-03-2013]
Ėshtė padyshim njė nga kėngėtaret mė tė kėrkuara tė muzikės popullore. Zėri i saj brilant ėshtė kaq i dashur pėr publikun shqiptar, sa tė gjithė do tė donin ta kishin pjesė tė gėzimeve familjare. Ka njė axhendė tė ngarkuar me koncerte, por kur bėhet fjalė pėr tė argėtuar shqiptarėt nė Kosovė, Maqedoni, Mali i Zi dhe Diasporė… Valbona Mema nuk i thotė kurrė JO ftesave tė tyre. Ėshtė nga tė paktat artiste qė nuk pranon tė bėjė kompromise me kėngėn dhe duke i qėndruar fort besnike traditės sė muzikės sė vėrtetė godet me forcė fenomenet negative qė, sipas saj po ēorodisin vlerat e trashėguara. Nė intervistėn e mėposhtme, Mema na rrėfen jo vetėm jetėn e saj profesionale, projektet artistike, raportin me publikun, por na zbulon edhe njė anė tjetėr tė saj. Atė tė njė nėne tė brishtė, mikeje tė mirė dhe tė njė zonje, qė nė emėr tė dashurisė ėshtė e aftė tė bėjė gjithēka.



Shumė vite nė skenė. Si i kujtoni fillimet tuaja nė muzikė Valbona?
Kam qenė fėmijė kur kėndoja nėpėr koncertet e shkollės fillore dhe ėndrra ime ishte tė bėhesha njė kėngėtare qė tė prekja skenat e mėdha. Janė dashur shumė sakrifica qė t’i hyja botės sė muzikės, sepse kisha dy vėllezėr qė nuk mė linin tė kėndoja, por pasioni pėr kėngėn mė bėnte qė tė mos stepesha.

Dalja juaj e parė nė skenė kanė qenė me muzikė tė lehtė. Pse ndryshuat kurs mė vonė dhe iu futėt muzikės popullore?
Kam qenė interpretuese nė Pallatin e Kulturės si kėngėtare e muzikės sė lehtė, por nuk e gjeta veten aty dhe kėshtu ndryshova profil, duke iu dhėnė tėrėsisht muzikės popullore shqiptare.

E mbani mend kėngėn e parė qė keni kėnduar pėrpara publikut?
Mbaj mend qė ka qenė nė Festivalin e interpretuesve tė muzikės sė lehtė, ku kam kėnduar kėngėn me titull “Zemėr nėne” .

Po njeriun qė ju ka shtyrė tė bėheshit pjesė e artit tė muzikės?
Kėtė nuk e harroj kurrė. Njeriu qė mė ka shtyrė tė bėhesha pjesė e artit ka qenė bashkėshorti im, Sokol Gjumi.

Fanse e muzikės “live”. Ēfarė do tė thotė pėr ju tė kėndosh “live”?
Muzika “live” ėshtė emocion mė vete dhe nuk mund tė krahasohet me asgjė. E adhuroj tė kėnduarin “live”, jo vetėm sepse nė kėtė mėnyrė kėngėtari/ja evidenton vlerat e veta vokalistike, por edhe sepse ndjesitė qė pėrcjell tek publiku janė mė tė forta, mė tė gjalla.

Cili ėshtė matėsi i suksesit tė njė artisti, sipas jush?
Matėsi i suksesit tė njė artisti, i ēfarėdo sfere qoftė ai ėshtė publiku dhe vetėm publiku. Ai vlerėson, ai ėshtė ēelėsi. Zėri dhe mėnyra sesi depėrton tek publiku.

Shquheni si njė femėr aktive dhe qė krijoni atmosferė nė koncerte, dasma dhe kudo qė shkelni. Por… a ka pasur raste qė jeni ndjerė e lodhur dhe qė i keni thėnė vetes: “Mjaft, nuk mundem mė”?
Sigurisht qė ka pasur raste qė jam ndjerė e lodhur dhe kam dashur tė pushoj, por nuk mundem t’i them vetes STOP, sepse detyra ime qė nuk mund tė mbarojė kurrė ėshtė tė bėj muzikė. Nuk jetoj dot pa tė.

Eventi, apo koncerti mė i veēantė qė kujtoni me nostalgji?
Janė shumė evente, por mė i rėndėsishmi pėr mua ka qenė recitali im, ku pjesėmarrja ka qenė jashtėzakonisht e madhe.

Ēfarė e bėn njė kėngėtar/e tė shumė tė kėrkuar nga publiku?
Thjeshtėsia dhe tė qenurit shumė i afėrt me publikun.



Si e shikoni muzikėn popullore shqiptare sot Valbona?
Muzika popullore? Mė vjen keq ta them, por ėshtė lėnė pas dore, duke u marrė mė shumė me njė muzikė qė nuk ėshtė aspak shqiptare. E kam fjalėn pėr tallavanė dhe kjo ėshtė pėr tė ardhur keq.

Fenomenet qė po e degradojnė, sipas jush?
E kush tjetėr, pėrveē fenomenit TALLAVA. Kuptojeni vetė me ē’huazime kemi tė bėjmė.

Kėngėt e Shqipėrisė sė mesme mbeten tė preferuarat tuaja. Pas saj, kėngėt e cilės krahinė vijnė?
Pas saj vijnė kėngėt e Jugut. I adhuroj, sepse mė bėjnė tė qaj dhe tė kėrcej njėkohėsisht.

Emri juaj ėshtė mjaft i kėrkuar edhe nga bashkatdhetarėt nė diasporė. A janė mė tė veēantė koncertet jashtė vendit, sesa kėtu?
Po dhe tė veēantė i bėn pjesėmarrja, sepse ēuditėrisht kėtu nuk ka shumė pjesėmarrje. Njė arsye tjetėr qė i bėn tė veēantė ėshtė edhe malli qė bashkatdhetarėt kanė pėr vendin e tyre. Kur dėgjojnė kėngė tė tabanit shqiptar mallėngjehen dhe nė njė formė shuajnė “etjen” pėr vendin e tyre.

Njė nėnė i do tė gjithė fėmijėt njėsoj. Po njė kėngėtare i do tė gjitha kėngėt njėlloj, apo ka njė tė veēantė, e cila bėn diferencėn?
Nuk bėj dot diferencė, sepse siē edhe e keni theksuar shumė bukur, njė nėnė nuk bėn dot dallime mes fėmijėve. As njė kėngėtare nuk e bėn dot kėtė. Tė gjitha kėngėt kanė njė mesazh, tė gjitha kanė fabul dhe emocion brenda.

Sakrificat qė keni bėrė nė emėr tė profesionit?
Kam bėrė shumė, por mė e madhja ėshtė qė sakrifikova vitet e mia mė tė bukura nė emėr tė dashurisė dhe profesionit.

Kujt ia dedikoni sukseset nė muzikė?
Bashkėshortit tim, Sokolit. I meriton me shpirt.
Po si nėnė?
Nėnės sime, qė mė solli ne jetė.

Nėse jeta juaj do tė bėhej film, ēfarė titulli mendoni se do t’i pėrshtatej mė sė shumti?

“Jeta ėshtė kėngė. Jetoje”!

Jeta ėshtė njė rrugė e gjatė mbushur me sfida, copėza lumturie dhe sakrifica. Po me ju Valbona si ėshtė treguar jeta? Nėse jeni rrėzuar ndonjėherė, ku e keni gjetur forcėn pėr t’u ngritur?

Jeta mė ka vėnė nė prova shumė tė vėshtira, sepse humba bashkėshortin tim krejt e re dhe m’u desh tė pėrballesha me sfidat e saj. Mbijetova, sepse pasioni qė kam pėr kėngėn mė bėri mė tė fortė. Nuk u rrėzova, por vazhdova mehapa tė sigurt rrugėn qė kisha ėndėrr. Muzikėn.

Valbona jashtė skenės, muzikės?
Valbona jashtė skenės ėshtė njė njeri i thjeshtė. Nėnė e pėrkushtuar dhe shoqe e mirė.

Raporti me fėmijėt?
Marrėdhėnia ime me fėmijėt ėshtė i mrekullueshėm. Ne jemi shokė shumė tė mirė, pėrveēse prindfėmijė, qė komunikojnė pėr gjėra tė ndryshme.

Prindėrit e tyre artistė. Po fėmijėt kanė prirje pėr art Valbona?
Jo, fėmijėt e mi nuk kanė lidhje me kėngėn. E ēuditshme, por kanė marrė drejtimin qė ata kanė dashur dhe ky drejtim nuk ėshtė muzika.



Stili i tė veshurit, kujdesi pėr veten, aparencėn duket qė ėshtė njė tjetėr pasion i juaji. Sa kohė shpenzoni pėr dukjen nė skenė dhe nė pėrditshmėrinė tuaj?
Unė shpenzoj shumė, sepse jam pasqyrė pėr tė gjithė fansat e mi dhe i kushtoj vėmendje shumė look-ut tim nė skenė. Mendoj se ėshtė shumė e rėndėsishme pėr njė artiste qė tė kurohet estetikisht.

Nė aspektin profesional keni ndonjė projekt, me tė cilin po merreni?
Aktualisht jam nė studion “Threedoots”, ku jam totalisht e fokusuar nė njė bashkėpunim, tė cilin preferoj ta lė surprizė.

A ėshtė njė koncert recital nė planet tuaja?
Po dhe do tė jetė njė koncert i madh LIVE pėr tė gjithė dashamirėsit e kėngės sime.
 (Albina Gjergji)





Gėzuar Ditelindjen
SHUMĖ URIME
PĖR JU        
Muaad 23 vjeē
Alfred Meēo 38 vjeē

Votimi i Javes
   28 Korrik - 3 Gusht 2014

Kush Do Dominoje Kete Vit?

  Gold Ag

  Ghetto

  Noizy

  Unikkatil

  2po2

  D.U.D.A

Votimi i Javes

Qendra e Dobesimit EquiLybra