>
LETERSISHQIP

Shqiperia Eshte Zonje

Le të thotë, kush të dojë,
le të shajë, a të mallkojë,
si Shqipëria tjetër s’gjen,
vend më t’ëmbël si pranver.

Kater stinë të mbrekullueshme,
kjo natyrë, kaq e gëzueshme,
det të virgjër, në thellsi,
ujë të kaltër, n’pafundsi.

Si Shqipria, jo nuk gjen,
njerëz t’mirë kudo i ke,
nëpër fusha, nëpër male,
Ajri i pastër sec heq valle.

Nëpër ara këndon vasha,
nëpër pemë, këndon bilbili,
n’histori ngel Ali Pasha,
e më tej Is- Boletini.

Kjo copë tokë, e ky cop qiell,
energji më t’mirë po sjellë,
vendi ynë pik e flori,
mbushur ar e dashuri..

Hapni sytë edhe shikoni!
vrisni mendtë e pak mendoni!,
o vëllezër shqipëtarë!
Pse më rrini të përcarë!!?.

Ulni kokat e punoni,
që të gjithë, pa përjashtim,
shpirtin tuaj pasuroni,
flakni tutje a’t lavdinë.

Se pa punë, nuk ke ku shkon,
tokat k’tu, jane mbrekulli,
ti fshatar a më dëgjon?
flake tej, a’t krenari.

Ju te rinj mbi libra rrini,
të mësoni mencurinë,
dashuri në zemër t’kini,
dhe të ndiqni drejtesinë!.

Deputetë, Qeveritarë,
mos u grindni, mos u zini,
vendi ynë, ky mjalte i rrallë!
S’keni sy !ju- që ta shihni!?.

Boll me vjedhje, me mashtrime,
populli heq, edhe loton…
toka mbushur plot bekime,
kush ka vesh, le të degjojë.

Le të thotë kush te dojë,
si Shqipria, jo nuk ka,
kush e shan;) – le të guxojë
n’fund të fundit, s’është ndonjë hata!.

Vendi ynë, është mjaltë i rrallë,
njerëz t’pastër, e qelibarë,
mbushur tokat me florinjë,
dhe shtëpitë, me njerëz t’mirë.

Le të thotë, kush të dojë!
Shqiperia, është ZONJE!.
5 gusht 2015