>
LETERSISHQIP

Eros Vjeshte

...Sa e trisht pritja...
dhe prap ajo kokë e verdhë
në muzg shfaqet e vetme shpirtëmolisur
që ecën e heshtur rrugës plot njerëz
hëna bukur i rri flokëve
e ftoht sikur fortunë Tetori
Vazhdon hapat e sajë të ngadalt
deri sa sytë jeshil të vërejnë deren e klubit
Aty i them pritjes prit dhe pak
edhe dhimbjes ndal sakaq
Aty fillon një pritje tjetër
Në vjeshtë
natën vone
të heshtur pijmë kafe në klub
të heshtura edhe cigaret na digjen ngadal
tyimi që del nga buzët që më puthnin buzët më thërret, ti frymërenduar
dhe prap më kujtohet
"Sa e trisht ështe pritja
kur ajo kokë e verdhë rri larg gjoksit tim"
ndaj kujtimet e pluhrosura dhe heshtja sot
më thonë:
Natën e mire vjeshtë.
Dhe një melodi e lehte në sfond më kujton
Walt Whitman duke thënë:
O CAPTAIN! my Captain! our fearful trip is done;

Më shumë nga Valmir Fazliu