>
BIOSHQIP
Biografia
Fituesja e çmimit të parë në “Gjeniu i Vogël 6”, Vanesa Sono i ka arkivuar sukseset e saj që në moshë të vogël, duke fituar edhe çmimin e tretë në Festivalin e fëmijëve në RTSH për JESC (Junior Eurovision Song Contest 2016). Perfaqësuese e Shqipërisë në IFLC International Festival of Language and Culture USA (Washington DC dhe New York) në vitin 2017. Përfaqësuese e Shqipërisë në IFLC International Festival of Language and CultureAustralia (Melbourne) në vitet 2018-2020. Pjesë e duo act të quajtur “Shiv3rs”, të cilët kanë realizuar materiale origjinale të rrymës pop, rock, indie dhe kanë performuar kryesisht në Oxford dhe Londër. Vanesa Sono jeton dhe studion në Angli, aktualisht studente e vitit të tretë në ICMP London (Institute of Contemporary Music and Production ) në degën Creative Musicianship.

Vanesa, vajza nga Saranda është fituesja e edicionit të 6-të të “Gjeniut të vogël”. Spektakli më i madh i talenteve të vegjël, në një mbrëmje të gjatë e plot emocione fëmijësh, u finalizua me një zë që premton shumë. Treshja e fundit finaliste, që i kapërceu të gjitha pengesat ishte Vanesa, Artemisa dhe Rea. Pas performancave të fundit të vajzave, Vanesa ishte më e votuara nga juria.

Në vitin 2014, Vanesa Sono shpallet fituese në Gjeniu I Vogel 6.

Në Qershor 2015, Wendi Mancaku & Vanesa Sono marrin pjesë në JESC 2015 me këngën "Jeto".

Në Tetor 2022, Vanesa Sono merr pjesë në Kënga Magjike 2022 me këngën "Do Te Gjej".

Në Dhjetor 2022, Vanesa Sono merr pjesë në Festivalin e 61-të në RTSH me këngën "Aroma Jone".
DËRGOI: