>
LETERSISHQIP

Jetë E Zymtë

Tërë qyteti duket gri,
Era retë, merr me vete,
Rrugët zbrazur, pa njeri,
Drurët anash, si skelete...

Dhe më bën të ndihem keq,
Jetë e zymtë, ngjyrë hiri,
Ku çdo shpresë, si për dreq,
Shuhet, si flakë qiriri...