>
LETERSISHQIP

Një Çift

Ja, një çift, në të fshehtë,
Poshtë pemës, nën kurorë,
Seç bluajnë, ne segret,
Të kapur, dorë më dorë!

Gjethet veshët hapin fort,
Të dëgjojnë, ndonjë fjalë,
Gënjeshtër, mashtrim i ndotë,
Apo dashuri është vallë?

Zogu këngën pret në mes,
Si me turp, si me faj...
Ajo vajzë, e pabesë,
Tradhtonte mikun e saj!