>
LETERSISHQIP

Dialog Në Shtrat

-"Pa më lër rehat, djalo!
Se po më vret shumë,
I ke duart, me kallo
Dhe gishtat, si kërcunj!"

-"Por jo!të është dukur,
Ngaqë të prek, me afsh!
I kam gishtat, të bukur
Dhe duart, si mëndafsh!"

-"Po ik, pra, lëshomë!
S'të vij, kurrë më!
Hap sytë, pa shikomë
Sa shenja, po më lë!"

-"Por jo!lermë dhe pak!
Mbi gjoksin tënd, shtrënguar!
Në çast, gishtat bëj gjak
I pres dhe këto duar!"