>
LETERSISHQIP

Dashuria

U kris diçka mes nesh,
Morri tatëpjetën..
Mendoj:'mua ç'mu desh?
Të lidhja me ty jetën!?'

'ja, prit-thosha me vete-
Gjithçka të bëhet hi!
Ti japim fund një jete
Gjithë mllefe e mërzi!'

Një jete, pa gëzim
Që në mëri kalojmë,
Me shpinat kthyer rrimë,
Dhe në shtrat, kur shkojmë!

Dhe s'puthemi me muaj,
Asnjë fjalë të ngrohtë,
Sillemi, si të huaj
Pa ndjenja, të ftohtë!

Kjo ish dashuria,
Që unë bëja be,
Dorën në zjarr vija
Të tjerrë, s'kish si ne!

Kjo ish dashuria..
Kush, vallë, e kuptoi?
Erdhi si shkëndija
Pluhur hiri shkoi!