>
LETERSISHQIP

Largësia

Tani nata me zë shpesh
Mbështetur në dritare
Tek hedh lart, si copëza resh
Tymin, kur pi cigare..

S'e harroj dot puthjen tënde,
Atë puthje, gjithë zjarr
Porsi prush, më vjen në mëndje,
Të vlonte gjaku ne damarë..!

Natën, në mendime rri
Kokën, ma mbushin dyshime:
"ndoshta, po më tradhton tani
Atje larg, moj mikja ime!?"

Ish e shkurtër, lidhja jonë
U nisa per rrugë te gjatë
Te thashe:" Pritëm!Mos harromë!
Dhe tjetër, mos fut në shtrat!"

Por a mund te fle i qetë!?
Kur nata bie, ku ta dish
Ndonjë, atje, me zjarr te flet
Edhe mëndjen ty ta prish!

Sa e hidhur, largësia..
Dyshimi shpirtin, po ma bren!
Të kisha në krahët e mia
Nuk di, prapë, a do të kem?!

E kujtoj shpesh puthjen tënde
Atë puthje, gjithë zjarr..
Të humba?!-mendoj me vete,
Dhe helm rrjedh nëpër damarë!!