>
BIOSHQIP

Vedat Ademi: Kengen E Re Ia Dedikova Gruas

13-06-2012
Vedat Ademi eshte nga ata njerez qe dhurojne komoditet dhe pershtaten me kedo. Gjithmone i buzeqeshur, dashamires e plot humor... Kjo nuk eshte shume e zakonshme kur flasim per nje artist te suksesshem, nga me te kerkuarit e momentit sic eshte sot Vedati ne Shqiperi. Tek ai jane bashkuar talenti, puna, pozitiviteti dhe keto kane bere qe ne te gjitha daljet e tij te jete i denje e te percjelle emocione. Ketu, perpos kenges, i referohemi edhe kercimit. Ne "Dancing With The Stars" Vedat Ademi po shkelqen dhe nese do fitonte, do bente te lumtur nje pjese te madhe te publikut shqiptar.

Kenga jote e fundit "Nje jete me ty" dhe videoklipi i saj neve na pelqen. Ty si te duket, i arriti pritshmerite?
Edhe mua me pelqen shume. (qesh) Patjeter qe i arriti pritshmerite e mia dhe jam shume i kenaqur me punen qe "Pro Video" ka bere. Ne fakt, kenga kishte kohe qe ishte gati, po per shkak te angazhimeve te shumta kishte mbetur prapa puna me klipin. Pastaj, ka qene vazhdimisht kohe e keqe dhe neve na duhej kohe me diell. Keshtu shkoi, deri sa me ne fund ia arritem.

Ideja per fabulen e klipit ishte e jotja? Kush vendosi qe protagonisti te ishte pikerisht Simone, balerini italian?
Ideja ishte e regjisores Edlira Baholli. Kenga fillimisht ishte demo dhe ne baze te ideve te regjisores, Endrit Mumajesi, nje djale i ri shume i talentuar realizoi dhe tekstin. Edhe per Simonen deshiren e shfaqi regjisorja. Une pastaj i bera ftesen. Ai pranoi menjehere dhe beri shume mire, sepse e realizoi vertet bukur.

Pse nuk u bere ti vete protagonisti?
Une desha vete, te isha ai qe tregonte historine nepermjet kenges. Zgjodha vete te kisha ate rol ne klip.

Teksti i kenges eshte nje dedikim shume i bukur dashurie. Sa pjese ka nga ndjenjat e Vedatit ne kete tekst?
Sigurisht qe ka shume, sepse kete kenge une ia kam dedikuar bashkeshortes sime.

Po ajo, te ka dedikuar ndonjehere kenge ty?
Me ka dedikuar nje kenge timen, se ciles Dorela i ka shkruar tekstin. Kenga titullohet "Si dikur", eshte pjese e albumit tim te pare dhe flet per historine tone e per periudhen kur ne jetonim larg njeri-tjetrit. Muziken e asaj kenga e ka bere Endrit Shani, vellai i Doreles.

Sa ndikojne mendimet dhe kritikat e saj ne punen tende?
Ndikojne pa diskutim. Une gjithmone konsultohem me te per cdo gje qe bej dhe shpesh na ndodh qe ne shume situata kemi mendime te njejta. Une konsultohem per punen edhe me pjesetaret e tjere te familjes dhe nepermjet mendimeve apo kritikave te tyre perpiqem te testoj ate cfare kam bere.

Ne dime qe ti ke shume adhuruese. Behet bashkeshortja xheloze per to?
Jo, nuk behet fare xheloze! Perkundrazi, i behet qejfi qe me komplimentojne dhe pelqejne punen time e Vedatin ne kompleks si njeri e si artist.

Sapo perfundove nje prodhim muzikor. "Nje jete me ty" do mbetet hit-i yt veror apo duhet te presim kenge te tjera?
Kenga s'ka shume qe eshte publikuar dhe une do pres te kaloje pak kohe qe te arrije qellimin e vet. Nderkohe, une po punoj per kengen e radhes, e cila do te jete krejt ndryshe nga kenget qe kam pasur deri tani. Do jete nje kenge teresisht verore, plot ritem. Mendohet te dale ne treg gjate muajit korrik.

Je finalist i "Dancing With The Stars"... E prisje te ishe ne finale? Si po e perjeton kete eksperience?
Eshte nje eksperience qe do me ngele ne kujtese gjithe jeten. Ne fillim, kur mora ftesen per t'u bere pjese e "Dancing" u cudita. Me pas, me kalimin e javeve u ndjeva komod derisa fillova te shkoj edhe 30 minuta me heret ne prova. Me vjen mire qe e gjithe puna ime u vleresua me finalen. Jam i vetedijshem qe deri ketu arrita me pune, sidomos kur kujtoj fjalet e Ilir Shaqirit, kryetarit te jurise, i cili nje nate me tha se kerceva si balerin profesionist dhe me vleresoi me 10 pike.

Mendon se do jesh ti fituesi i apartamentit?
Une jam pa shtepi ne Tirane, keshtu qe mua me duhet me shume se kujtdo aty. (qesh)

Nese nuk fiton ti, kush e meriton sipas teje?
Po s'e fitova une, le ta fitoje kush te doje. Nuk them emrin e askujt. (qesh) Jam natyre luftarake, punoj shume dhe angazhohem me seriozitet.

A te ka penguar "Dancing" ne aktivitetet e tua muzikore? Si e ke ndare kohen?
Ka qene periudhe goxha e ngarkuar. Megjithate jam munduar te mos e le menjane muziken 'live'. Me mund, sakrifice e lodhje te madhe kam arritur te bej disa pune njeheresh, si me kercimin, me koncertet e me xhirimet e videoklipit.

Pushimet ku do i kalosh?
Gjate veres do jem kryesisht jashte Shqiperise. Fillimisht do shkoj ne Londer, me pas ne Kanada dhe me tutje ne Amerike. Gjate ketyre levizjeve per pune do mundohem te gjej kohen edhe per te pushuar.

Po baba kur do behesh?
Kete vit, po brenda 5 muajve nuk behet bebi. (qesh) I lutemi Zotit qe ta nisim nje femije e viti qe vjen te na gjeje prinder. Jemi te dy gati per kete hap te rendesishem dhe jemi te dy te bindur se eshte momenti i duhur per te pasur nje bebe.
(adelajda xhamani/bluetooth)

Vedat Ademi: Kengen E Re Ia Dedikova Gruas