>
BIOSHQIP

Vedat Ademi Reagon Mbi Duetin Me Argjentina Ramosaj

26-11-2012
"Të dashur miq në 'Facebook'... po ju drejtohem juve si reagim normal që mund të ketë gjithkush pasi gjen emrin nëpër faqe gazetash e faqesh interneti... kam dhënë shumë intervista dhe u jam përgjigjur në mënyrë korrekte të gjithë gazetarëve...

Gjithsesi kësaj radhe në lidhje me një sherr të sajuar nuk më ka kontaktuar askush për të më pyetur profesionalisht si gazetarë të mirëfillte", shkruan kështu këngëtari Vedat Ademi mes të tjerash në rrjetin e tij social 'Facebook'.

Fjala është për lajmin që doli të zënkës me Argjentina Ramosajn, për shkak të duetit që nuk u bë, gjë që, sipas tij, nuk është dashur të dalë si lajm, pasi këngën nuk e shet ai, por blihet në produksion ashtu siç mund ta blejë edhe Argjentina pjesën e vet.

Më mirë këngëtari nga Mitrovica këtë letër t'ia dërgonte koleges së tij direkt, pasi ai tashmë është mërzitur duke akuzuar edhe gazetarët të cilët shkruajnë lajme.
(Maksim Gjokaj)

Vedat Ademi Reagon Mbi Duetin Me Argjentina Ramosaj