>
BIOSHQIP

Vedat Ademi Do Publikojë Dy Hite Brenda Muajit Nëntor

19-11-2013
Ka shtrirë angazhimin e tij të pandalshëm nëpër mbrëmje ‘live’. Por karshi mbrëmjeve muzikore, këngëtari Vedat Ademi ka ndarë kohë edhe për krijime tjera artistike.

Ndonëse nuk është bërë shumë kohë që ai solli në treg duetin e tij mjaft të pëlqyer me këngëtaren Yllka Kuqi, Ademi ka bërë të ditur për Tribuna së është në përfundim të dy projekteve të reja të cilat do të publikohen brenda dhjetë ditësh.



“Jam në përfundim të dy këngëve të cilat e kam në plan t’iu lansojë para festave të fundvitit. Përkatësisht brenda një jave apo dhjetë ditësh do t’i publikojë këto dy këngë” , ka thënë këngëtari për fillim, duke rrëfyer pak edhe nga brendësia e këngëve në fjalë.

“Njëra këngë është më ritmike. E kam bërë në bashkëpunim me një DJ nga Tirana. Ndërsa kënga tjetër është një baladë të cilën e kam solo dhe ka për tematikë jetën. Duket që kanë dalë këngë të bukura. Tani vetëm pritet publikimi i tyre dhe normal vlerësimi i publikut. Dhe kisha me thënë që në ty dy këngët njihet stili im, nuk kam ikur nga ai”.
(Nita Brisku)

Vedat Ademi Do Publikojë Dy Hite Brenda Muajit Nëntor