>
BIOSHQIP

Pushimet Dimërore Të Vedat Ademit Nën Diellin E Meksikës

24-12-2013
Këngëtari i njohur kosovar Vedat Ademi ka menduar të kalojë së bashku me familjen e tij pushimet dimërore në Cancun të Meksikës.



Këngëtari ka publikuar disa foto në rrjetet ndryshme sociale duke treguar kështu disa copëza nga pushimet me bashkëshorten dhe vogëlushin e tyre JonArt.



Gjithashtu një tjetër ngjarje e rëndësishme për këngëtarin është edhe ditëlindja e parë e vogëlushit , të cilën çifti e ka festuar gjatë këtyre ditëve.



Duket se pushimet janë të merituara për Ademin pas një viti të mbushur me aktivitete dhe klipe. Më i fundit është “Vetëm ti”, në të cilin është bërë pjesë edhe Jon Arti.
(Xhulia Karavella/shqiptarja)

Pushimet Dimërore Të Vedat Ademit Nën Diellin E Meksikës