>
BIOSHQIP

Vedat Ademi Ka Gati Këngën E Re

29-05-2014
Këngëtari i njohur Vedat Ademi i cili ka bërë emër përmes muzikës së tij të mirëfilltë, ka treguar se së shpejti do të vijë në publik me nj këngë të re. Këtë këngëtari e ka bërë të ditur përmes faqes së tij zyrtare në ‘Facebook’.

“Coming Soon New Song...Stay Tuned. (Së shpejti kënga e re...Rrini në pritje), ishte ky mbishkrimi i Vedatit karshi fotos. Ndërkaq këngëtari nuk ka dhënë asnjë detaj më shumë rreth këngës së re, e vetmja që dihet është se shumë shpejt do të jetë në duart e publikut. Ndryshe kohë më parë këngëtari ka treguar se është duke punuar në albumin e tij.


Vedat Ademi Ka Gati Këngën E Re