>
BIOSHQIP

2 Fjalë Për Klipin E Ri “Ke Harruart” Nga Vedat Ademi

25-06-2014
Vedat Ademi lanson edhe projektin e tij të radhës për këtë verë, një këngë nga klasiket e tij me titull "Ke Harruar".



Me produksion të Ermal Mamaqit, këngëtari Vedat Ademi ka sjellur këngë të re bashkë me videoklip.



Kënga është me muzikë nga Marsel Gunga dhe tekst nga Endrit Mumajesi, me të cilin Vedati duket se gjithmonë ndahet i kënaqur, pasi kjo është kënga tretë të cilës Endrit Mumajesi i bën tekstin, pas ‘Një jetë me ty’ dhe ‘Në zemër të mbaj’ me Yllka Kuqin, të dy këto këngë shumë të suksesshme.



Videoklipi, si zakonisht, është punuar nga Pro Video.



(lajmi)

2 Fjalë Për Klipin E Ri “Ke Harruart” Nga Vedat Ademi