TEKSTESHQIP

Vëllezërit Lleshi
Cifteli Mike E Vjeter
Lyrics

Cifteli moj mike e vjeter
sot na erdhi nji koh tjeter.
Ska burrni ma n'ane t'oxhakut
si merr vesh kush fjalt e plakut
si dikur nuk eshte shoqnija
pa t'besojm tek kumariaa.

Prep na dolen fjalt e vjetra
aq burr je sa t'ban kuleta.
Kur esht hollshem se dum mikun
lakun n'fyt ja lam e ikum
burr esht aj qe tjep nji dor
kur ke hall e kur ke zor.

Sot i ka punet per vij
kush ban hile,poshtersi
nuk t'puth kush ne dor te that
n'vend t'lopates perdor shat
se ta ndajn oo ujt ke reza
kur t'shterr leku t'ka humb shpresaa.

Disa bahen Pash me men
kerrkun fjala s'ju zen ven
e kan msu qa i thon wikendit
del prej ksolle e i hyp benzit
si dikur nuk asht burrnia
e bajn ligjin grat e fmijaa.

Ka met burri ne kryqzim
kater rrug asnje drejtim
parlament shofim qdo nat
n'vend te urtis vetem shamat
mos ta mbajm mendjen te shteti
n'qofsh i zoti ban per veti.

Mos ta mbajm mendjen te shteti
n'qofsh i zoti ban per veti.

DËRGOI: